PROÇEDURAT E DHËNIES ME QIRA TË PASURIVE TË NDERMARRJEVE, SHOQËRIVE DHE TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE NË BASHKINË E TIRANËS
a). Kategoria I, përfshin pasuritë që jepen për veprimtari ekonomike prodhuese.
b). Kategoria II, përfshin pasuritë që jepen për veprimtari të tjera ekonomike, si në shëndetësi,
arsim, kulturë, sport etj.
Për këto dy kategori elementët e konkurimit janë:
- Niveli i investimit
- Niveli i punësimit
- Tarifa e qirasë mujore
c). Kategoria III, përfshin pasuritë që jepen për shërbime si zyra, magazina ose për shërbim
tregtar.
Elementët e konkurimit janë:
- Tarifa e qirasë mujore
- Niveli i investimit, në pasuri të paluajtshme, për përmirësimin e pronës, i cili të jetë mbi
200% e vlerës së objektit
- Qëllimi dhe niveli i investimit në tërësi, në objekt
- Niveli i punësimit
- Tarifa e detyrimit mujor
III. Procedurat e dhënies me qira dhe enfitoezë të objekteve (ndërtesa, trualli i lirë funksional (jo nën ndërtesë); makineritë, paisjet dhe linjat e prodhimit) sipas klasifikimit të tyre në kategori (I, II, III) do të jenë si më poshtë:
a). Për sipërfaqet deri në 200 m2, të cilat nuk i nënshtrohen proçeduarve të konkurimit, drejtuesi i ndërmarjes apo i shoqërisë duhet të bëjë një planifikim, të ambjenteve me sipërfaqet e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqet e truallit të lirë funksional (jo nën ndërtesë), të cilat do të jepen me qira kryesisht një vjeçare, të ndara sipas kategorive.
Drejtuesit e ndërmarrjeve apo shoqërive pasi të kenë përgatitur dokumentacionin e nevojshëm, i cili përmban:
do të lidhin kontratat me subjektin që ofron vlerën më të lartë të qirase për cdo ambjent.
b). Për sipërfaqet mbi 200 m2, të cilat i nënshtrohen proçeduarve të konkurimit, drejtuesi i ndërmarjes apo i shoqërisë duhet të bëjë një planifikim të ambjenteve me sipërfaqet e truallit nën ndërtesë dhe sipërfaqet e truallit të lirë funksional (jo nën ndërtesë), të cilat do të jepen me qira, të ndara sipas kategorive. Lista e ambjenteve të planifikuara, e shoqëruar me gen-planet e miratuara për cdo ambjent duhet dërguar, për miratim nga Këshilli Bashkiak.
Pas miratimit ne Këshillin Bashkiak, njoftimi për botim shpallet 4 herë në Buletinin e Njoftimeve Publike dhe përmban:
Data e konkurrimit nuk do të jetë më parë se 30 ditë kalendarike nga data e botimit të fundit.
Dokumentacioni për dhënien me qira që duhet të paraqesin subjektet private të interesuara për konkurim është:
Dorëzimi i dokumentacionit nga subjektet e interesuara për marrjen me qira të pronës publike bëhet pranë organit që ka bërë publikimin, (Bashkia Tirane ) brenda 30 ditëve pas datës së parë të publikimit.
c). Për dhënien me enfiteozë dokumentacioni që duhet të paraqesin subjektet private të interesuara për konkurim është:
Titullari i organit (Kryetari i Bashkisë) vendos subjektin fitues dhe e shpall në këndin e njoftimeve.
Subjektet konkuruese brenda 5 ditëve nga shpallja e fituesit mund të ankohen në lidhje me procedurat e ndjekura.
Titullari i organit (Kryetari i Bashkisë) u përgjigjet ankuesve me shkrim brenda 10 ditësh nga kalimi i afatit të ankesave.
Me mbarimin e afatit të ankimimit hartohet kontrata. Plan biznesi i paraqitur nga subjekti fitues është pjesë përbërse e kontratës.
Tarifa dysheme e detyrimit mujor për pasuritë shtetërore, që jepen me qira ose enfitoezë, caktohet si shumë e tarifës për ndërtesë, truallin e lirë, funksional, linjat teknologjike, makineritë e pajisjet, galeritë etj., si më poshtë vijon:
1. Për ndërtesat:
a). Për sipërfaqen ndërtesë:
b). Për ndërtesat që do të përdoren si zyra, zyra doganore, dyqane “duty free” dhe agjenci shërbimi në aeoroporte dhe dogana jo më pak se 2 500lek/m2 në muaj.
2. Për truallin e lirë, tarifa dysheme e qirasë mujore është 100 lek/m2 në muaj.
3. Për truallin e lirë, funksional, tarifa dysheme e qirasë mujore është 20% e tarifës dysheme të detyrimit mujor, të përcaktuar për ndërtesat. Trualli nën ndërtesë përfshihet në tarifën e qirasë së ndërtesës.
4. Për terrenet sportive tarifa dysheme e qirasë mujore është 50 lek/m2 në muaj, brenda qytetit.