Kalaja e Tiranės
Kalaja e Tiranės ishte njė stacion rrugor i vijės Egnatia i tipit Mansio-Mutatio. Ajo pėrbėnte qendrėn e njė vendbanimi, tė emėrtuar me njė variacion emrash qė nė shekujt e parė tė erės sonė.
Tirkan (shek IV e.s ), Tergiana (1297) kur nė tė ishte vendosur kancelaria e sundimtarit tė saj Karli I Anzhu, dhe nė formėn e sotme Tyranna (1505) sipas Barletit. Ky tiponim akoma nuk ėshtė saktėsuar plotėsisht.
Por kalaja, dėshmia mė e lashtė e kėtij qyteti, ndodhet pikėrisht nė vendin ku derdheshin e kryqėzoheshin rrugėt e vjetra e tė reja qė e lidhnin kryeqytetin dhe pastaj krejt Shqipėrinė veriun me jugun, lindjen me perėndimin.
Secila nga rrugėt e vjetra, para se tė hynin nė Tiranė dominoheshin nga njė kėshtjellė apo kala.
Kėshtjella e Lalmit (shek. II e.s.) ndodhej nė kodrinėn ku lumi Erzenit merrte kthesėn e lejonte kalimin rrugor drejt Petrelės.
Kalaja e Tujanit, njė fortifikatė e gurtė me formė katėrkėndėshe, ku gjurmėt e jetės hasen qė nga periudha e parė e hekurit. E rindėrtuar nė shek e IV e.s., ajo ishte porta hyrėse e koridorit Dibėr-Tiranė-Durrės.
Nė anėn tjetėr, pranė malit tė Vilės ku janė ngushticat e Krrabės, ndodhej qyteti ilir i Parthinėve-Persqopi (shekIV-III p.e.s.), banorėt e tė cilit mė pas u shpėrngulėn nė Petrelė.
Kalaja e Dorėzit nė kodrėn ndėrmjet lumit tė Trezės e tė Piollit ( periudha e I e hekurit), pastaj Kalaja e Ndroqit, e Prezės e Ishmit, tė gjitha sė bashku, kėto kala antike e mesjetare pėrbėnin rrethin mbrojtės tė Tiranės. Kalaja e Tiranės ishte dhe mbeti bėrthama historike e trevės sė Tiranės dhe rezidencė administrative pėrgjatė mesjetės sė mesme.
Si e tillė vazhdoi tė ekzistonte edhe nė shek. e XVII kur qyteti i Tiranės u shtri pėrreth saj duke patur njė qendėr qytetare me kullijen (kompleksin social kulturor) tė ndėrtuar nga Sulejman Pasha, pazarin zejtar tregtar nga pamja veriore, Namazgjanė dhe urėn e Tabakėve nga ana lindore, ndėrtesat e qeveritarėve brenda truallit tė kalasė.
Nga dy anėt e tjera kalaja ngrihej mbi brigjet e lumit tė Lanės.
Ėshtė menduar qė nė vitin 1640, Ahmet beu kreu punime rindėrtuese nė muret rrethues tė kalasė duke i ngritur ato nė lartėsi mbi strukturat antike. Vepėr e tij ishte edhe kulla e gjatė qė mbetet akoma pjesėrisht nė gjendje tė mirė. Kalaja pėson dėmtime sėrish nė periudhėn e luftrave ndėrfeudale tė shek XVIII, kur aty u pėrplasėn trupat e Ahmet Kurt pashės sė Beratit me Bushatllinjtė. Populli i Tiranės i mbyllur brenda saj u mbrojt me heroizėm dhe kalaja nuk u pushtua nga asnjėri prej tyre. Tė kėsaj kohe janė sistemi i frėngjive pėr armė zjarri nė pjesėn mė tė lartė tė mureve rrethues.
Pas vitit 1814 Kalaja e Tiranės bėhet rezidencė e sundimtarėve tė rinj tė saj ; Toptanėve tė ardhur nga Kruja, tė cilėt ndėrtuan dy shtėpi njėrėn pėr banim dhe tjetrėn pėr pritje qė janė dhe sot. Pėrgjatė shek XX kur humbet funksioni i saj origjinal pėr mbrojtje, vėrehen dėmtimet mė tė mėdha. Ajo humbi njė pjesė tė mureve rrethues dhe thuajse nuk lejon tė kuptohet nga mbetjet, formulimi i saj i plotė stilistik.
Megjithatė ajo sėrish mbeti rezidencė qeveritare apo vendi mė i spikatur pėr to edhe nė ditėt tona. Nė truallin e Kalasė janė sot Akademia e Shkencave, Kuvendi Popullor dhe Galeria Kombėtare e Arteve.
A do tė ndriēohet plotėsisht historia e saj?
Legjendave, fare pak mund tiu besohet. Tradita gojore e sidomos burimet e shkruara nuk besojmė tė kenė shterur. Sidoqoftė, mbetet akoma njė rrugė e sigurtė, gjurmimi arkitekturor me metodat e vlerėsimit tė shkencės sė restaurimit. Ky proēes iluminist ka nisur nė vitin 2002, nėpėrmjet bashkėpunimit tė ngushtė tė Bashkėsisė sė Tiranės me Institutin e Monumenteve tė Kulturės, tė cilėt sėbashku i kushtojnė njė vėmendje thelbėsore kėtij monumenti themelor tė programit Kthim nė identitet.
E parė nė kėtė konceptim Kalaja e Tiranės ishte dhe duhet trajtuar nė epokėn tonė si bėrthama historike e kulturore e Kryeqytetit