Linjat Urbane në Tiranë

Vizioni i Bashkisë së Tiranës për administrimin e rrugëve dhe transportit publik synon një përqasje të integruar të   zhvillimit ekonomik të qytetit të Tiranës, të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe të mbrojtjes së ambientit kundrejt zhvillimit të rrjetit rrugor dhe një transporti publik të shpeshtë, të shpejtë, të besueshëm dhe konfort.

Strategjia synon aplikimin e mënyrave bashkëkohore për të mundësuar një qarkullim të qëndrueshëm dhe zhvillim socio-ekonomik, i cili do të integrojë rregullimin e të dyja formave të transportit: privat dhe publik, duke përcaktuar një ekuilibër midis tyre.  

Si pasojë, transporti publik do të marrë një trajtim preferencial, nëpërmjet prioritetit në semaforë dhe nëpërmjet korsive të rezervuara për autobuzë.  Ndërsa transporti privat do të nxitet që të kufizojë qarkullimin në qendrën e qytetit, duke krijuar dhe promovuar pika ndërrimi të mjetit të transportit të pozicionuara mirë, dhe do të dekurajohen nëpërmjet tarifave të larta për parkim dhe krijimit të zonave për këmbësorë.

 

 

PIKAT E SHITJES SË ABONEVE

 

OPERATORI

LINJA VENDNDODHJA E AGJENSISË

TIRANA URBAN TRANS

PORCELANI

 

SAUKU

RRUGA “ABDI TOPTANI” NR.5

FERLUT

UNAZA RRUGA “MUHAMET GJOLLESHA” (Kioska Përballë Karburant START)

P.T.U.UDHETAREVE

KOMBINAT - KINOSTUDIO          NË KRYQËZIMIN E RR. SË “KAVAJËS” ME RR. “DED GJO LULI”

TIRANA LINES

LAPRAKA

 

INSTITUTI BUJQESOR

TEK KIOSKA NE KRAH TE MUZEUT KOMBETAR
ALBA TRANS

TIRANA E RE

 

UZINA AUTOTRAKTORI

 

TUFINA

BULEVARDI ZOGU i I, NR. 97