Biografia e Lulzim Bashës

Lulzim Basha ështëkisë së Tiranës. Gjatë ceremonisë së betimit të tij, më 25 korrik  2011, ai theksoi edhe një herë se Bashkia u përket të gjithëve dhe ne do të punojmë për interesat e qytetarëve, pavarësisht përkatësive të tyre politike. Të mos harrojmë se pavarësisht bindjeve tona politike, në fillim dhe në çdo fund polemike jemi të gjithë shqiptarë, jemi të gjithë qytetarë të Tiranës.

Lindur në Tiranë, më 12 Qershor 1974, Lulzim Basha mbaroi me rezultate të shkëlqyera shkollën 8-vjeçare “Skënder Çaçi” dhe shkollën e mesme “Sami Frashëri”, në Tiranë. Në vitin 1993, Basha nisi universitetin e Utrecht, në Holandë , ku u diplomua në të drejtën evropiane dhe ndërkombëtare publike. Në vitin 1999, Basha u bë pjesë e skuadrës që përgatiti akt-akuzën për krime lufte ndaj Sllobodan Milloshoviçit, në gjykatën ndërkombëtare për krimet e luftës në ish-Jugosllavi .

Në korrik 2005 Lulzim Basha u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë, një nga përfaqësuesit e qytetit të Tiranës .

Në qeverinë e re të Kryeministrit Berisha, Bashës iu besua fillimisht detyra e Ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Në këtë detyrë ai nisi punën për ndërtimin e rrugës së Kombit, autostradës Durrës-Kukës-Morinë, vepra më e madhe infrastrukturore, ndërtuar ndonjëherë në Shqipëri, e cila bashkoi Shqipërinë me Kosovën.

Në maj 2007, Basha u zgjodh ministër i Jashtëm i Shqipërisë, në një kohë për herë të parë Shqipërinë e vizitoi një president në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W.Bush.

Gjatë drejtimit të diplomacisë nga Lulzim Basha, Shqipëria mori ftesën dhe një vit më pas u anëtarsua në NATO, hapi negociatat për liberalizimin e vizave me zonën schengen, iu pranua aplikimi zyrtar për anëtarësimin e Bashkimit Evropian dhe Kosova u shpall e pavarur. Në krye të Ministrisë së Jashtme, Lulzim Basha vendosi të gjitha kapacitet e diplomacisë shqiptare, në mbështetje të procesit dhe të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe fushatës së saj për njohjen ndërkombëtare.

Pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, Lulzim Basha u rizgjodh deputet i Kuvendit të Shqipërisë, si përfaqësues i qarkut Elbasan dhe në qeverinë e re të koalicionit iu besua portofoli i ministrit të Brendshëm. Në drejtimin e tij u përmbushën të gjitha kriteret teknike për liberalizimin e vizave në zonën shengen si dhe u arritën standarde të reja në luftën kundër krimit, aseteve kriminale dhe bashkëpunimit në fushën e rendit dhe sigurisë.

Këto hapa bënë të mundur vendimin e Komisionit Europian për heqjen e vizave për qytetarët shqiptarë, në dhjetor 2010. Në drejtimin e Bashës u vendos për herë të parë patrullimi i përbashkët i rrugëve të Shqipërisë nga forcat e policisë së Shqipërisë dhe Kosovës gjatë sezonit turistik, për garantimin e sigurisë së vizitorëve nga Kosova.

Në vitin 2011, ndërsa kandidonte për detyrën e kryebashkiakut të Tiranës, Basha u angazhua në një fushatë model në qendër të së cilës vendosi qytetarin.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, përmirësimi i cilësisë së jetës për qytetarët e Tiranës dhe zbatimi i një numri projektesh strategjike, për ta shndërruar Tiranën në një qytet modern e europian janë shtyllat kryesore të këtij transformimi të përditshëm dhe të prekshëm për qytetarët e Tiranës dhe të gjithë vizitorët e kryeqytetit shqiptar.

Kryebashkiaku Basha ka vendosur një bashkëpunim të ngushtë me komunat shqiptare ne Kosove dhe shtete te tjera si dhe u bë iniciator i krijimit të Kuvendit mbarëkombëtar të të zgjedhurve vendorë.

Zotit Basha i janë akorduar një sërë çmimesh  dhe titujsh si: “Qytetar i lirë i Londrës”, “Qytetar Nderi” i Prishtinës, Deçanit, Mitrovicës etj.

Nga Korriku i vitit 2013 Lulzim Basha eshte dhe kryetar i PD.

Lulzim Basha dhe bashkëshortja e tij Aurela u njohën në shkollën e mesme “Sami Frashëri” në Tiranë. Aurela është diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Utrechtit në Hollandë dhe ka një MBA nga Universiteti i Amsterdamit. Luli dhe Aurela janë prindër të dy vajzave, Dafina dhe Viktoria.