Edukimi mjedisor

Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor paralel me zhillimin e politikave , planeve dhe monitorimin ka gjithashtu për qëllim edukimin për mbrojtjen e mjedisit urban, ruajtjen dhe përmirësimin e tij dhe sigurimin e kushteve për zhvillimin e qëndrueshëm të qytetit të Tiranës dhe territoreve përreth.

Edukimi dhe informimi mjedisor ka efekt të drejtpërdrejtë mbi mjedisin :

-    Duke përmirësuar shkallën e ruajtjes së tij dhe cilësive estetike të qytetit;

-    Duke rritur përfshirjen në veprime të përbashkëta komunitare në përmirësimin e cilësisë së mjedisit;

-    Duke rritur nivelin e përgjegjshmërisë qytetare për mjedisin dhe atë të pronësisë mbi qytetin;

-    Duke sugjeruar dhe ofruar zgjidhje me një bazë konsensusi më të gjerë;

Problemet mjedisore globale dhe lokale e bëjnë edukimin mjedisor një ndër faktoret kyç drejt një zhvillimi të qëndrueshëm.

Në kuadër të një zhvillimi të qëndrueshëm,  Bashkia e Tiranës është bërë e pjesë e projektit  “ Fuqizimi i Rrjetit të Eficencës së Energjisë në Kryeqytet e Europës Juglindore".  Në zbatim të këtij projekti Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Agjencinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) kanë ngritur Qendrën e Informacionit për Eficencën e Energjisë pranë ambjenteve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Kjo qendër është në shërbim të të gjithë  qytetarëve të interesuar. Në të do të gjejnë informacion dhe asistencë nga specialistë të fushës. Një dite në javë , në bashkëpunim me Drejtorinë Arsimore të Qarkut të Tiranës , në kuader të edukimit mjedisor, qendra është e hapur për nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjecare në dispozicion të të cileve është një specialist nga Bashkia e Tiranës nga Drejtoria e Politikave dhe Edukimit Mjedisor i cili u prezanton nxënësve benefitet e përdorimit me eficencës së energjisë dhe aplikimin e sistemeve për një zhvillim te qëndrueshem dhe miqësor me mjedisin.