Kredi / Donacione

FushaProjektiPërshkrim i shkurtër i projektitBuxhetiKohëzgjatjaDrejtoria PërgjegjësDonatori/ Partnerët
TotalDonatorBashkia
SocialeQendra ditore për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës dhe fëmijët që punojnë. 
Qëllim i kësaj qendre është të mbrojë fëmijët dhe adoleshentët që jetojnë e punojnë në rrugë nga të gjitha format e shfrytëzimit, duke respektuar interesin e tyre më të lartë në përputhje me parimet e Konventës së OKB për të drejtat e fëmijës. Një pikë kyçe që do të ndihmojë në përmbushjen e këtij qëllimi do të jetë dhe bashkëpunimi me rrjetin e institucioneve publike dhe OJF që kanë në fokus të punës së tyre mbrojtjen e fëmijëve. Qendra do të përmbushë nevojat bazë të fëmijëve, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me shëndetin, higjienën, ushqimin dhe arsimimin e tyre.                                                                
220,297 Euro220297 Euro-2009-2011Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit SocialSave the Children /  OJF” Fëmijët e Botës dhe Shqipërisë” (FBSH) , OJF sociale që operojnë në Tiranë, Institucione publike, etj.
SocialeOfrimi i shërbimeve sociale për fëmijët  në qendrën multifunksionale në Njësinë Bashkiake nr. 7rojekti synon të ndikojë pozitivisht mbi fenomenin e fëmijëve të rrugës në Tiranë nëpërmjet masave të ndryshme për mbrojtje dhe rehabilitim të nevojshme për tu krijuar këtyre fëmijëve mbrojtje/siguri sociale, ekonomike, arsimore dhe shëndetësore dhe për ti ndihmuar të integrohen brenda komunitetit.
Shërbimet e ofruara në qendër do të jenë në përputhje me parimet e Konventës së të drejtave të fëmijëve duke mbrojtur interesat më të lartë të fëmijëve. Nëpërmjet një sërë aktivitetesh dhe programesh, qendra do të identifikojë dhe luftojë shfrytëzimin e fëmijëve, lypjen dhe aktivitete të tjera të ndaluara.
10,731,000 Lekë10,731,000 Lekë-2010-2011Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit SocialUNICEF / Organizata ARSIS
SocialeFuqizimi i Komuniteteve Lokale në Nevojë në Shqipëri Programi i Përbashkët “Fuqizimi i Komuniteteve Lokale në Nevojë në Shqipëri” (FKLN”) është hartuar në mbështetje të Komuniteteve në Nevojë në Shqipëri.  Ndërhyrjet kanë si qëllim të kontribuojnë në përfshirjen sociale të komuniteteve rome dhe egjiptiane në nevojë nëpërmjet rritjes së sigurisë njerëzore, si dhe aksesit në të drejtat civile e social-ekonomike. 150,000 USD150,000 USD-2010-2013Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit SocialUNDP / UNICEF, UNFPA, GBO, Stafi i programit FKLN (Fuqizimi i komuniteteve lokale në nevoje në Shqipëri).
InfrastrukturëRikualifikimi urban i Sheshit "Skënderbej"Ky projekt ka si qëllim rikualifikimin urban të Sheshit "Skënderbej" dhe Kullës së Sahatit. Në ‘Fazën I’ të këtij projekti u realizua konkursi ndërkombëtar për të përzgjedhur nëpërmjet konkurrimit të hapur, projekt-idenë më të mirë e cila do të prezantonte punimin që premton bindshëm të plotësojë më së miri kërkesat e organizatorit të përshkruara në Detyrën e Projektimit në vijim dhe në përputhje me vizionin e përgjithshëm të Master Planit të Qendrës së Qytetit të Tiranës.5,000,000 Euro5,000,000 Euro-2011-2012 Drejtoria e Planifikimit të TerritoritQeveria Kuvajtiane / Qeveria Kuvajtiane, Bashkia e Tiranës
Zhvillim EkonomikPROMISE: Menaxhimi i aseteve bashkiake  në qytetet e Europës JuglindorePROMISE është një projekt bashkëpunimi ndërkombëtar që ka si objektiv zhvillimin e metodave dhe mjeteve të integruara si dhe implementimin e një sistemi gjithëpërfshirës  për menaxhimin efiçent të pasurive të patundshme të bashkive. Rezultatet dhe outputet e projektit do të ndihmojnë bashkitë që të zhvillojnë strategji për menaxhimin e pasurive të patundshme të bashkiave për të mundësuar një përdorim efikas të pronave publike dhe për të promovuar zhvillimin urban social-ekonomik.25,000 Euro25,000 Euro-2009 -2012Drejtoria e Planifikimit Strategjik / Drejtoria JuridikeDonatori: Komisioni Evropian (South East Program) / Bashkitë: Athinë Tiranë,  Sofje, Zagreb, Bukuresht, Cajetinë, Provinca e Riminit, Universiteti iTiranës, Inst i Ekonom. Komb.dhe Bot.-Bullgari, Akad. e Studim. Ekonom.  Bukuresht.
SocialeFuqizimi i të rinjve nëpërmjet zhvillimit të komunitetit në ShqipëriProjekti ka në fokus të rinjtë që banojnë në qytetin e Tiranës dhe Durrësit, duke e vënë theksin në grupet në nevojë, me qëllim zgjerimin e aksesit të tyre për arsimim, punësim dhe pjesëmarrje aktive në shoqëri. Mbështetja për të rinjtë do të përqendrohet në: 1. Ngritjen e kapaciteteve të të rinjve  nëpërmjet  trajnimeve dhe kurseve profesionale; 2. Dhënia e Granteve me qëllim përmirësimin e jetesës së të rinjve;3. Ngritja e kapaciteteve të të rinjve dhe zgjerimi i pjesëmarrjes së tyre në çështjet civile nëpërmjet: granteve të vogla, planifikim me pjesëmarrrje në nivel komuniteti1,155,700 USD1,155,700 USD-36 muajDrejtoria e Planifikimit StrategjikBanka Botërore, (Fondi Japonez i Zhvillimit Social) / Bashkia e Tiranës; Bashkia e Durrësit; QKSS
MjedisNjë qytetar, një pemëNëpërmjet këtij projekti Bashkia e Titanës me mbështetjen dhe kontributin e sektorit privat dhe atij publik, synon shtimin e rrugëve dhe hapësirave në qytetin e Tiranës me synimin për të kthyer Tiranën në qytetin më të gjelbër të rajonit 9,440,000 lekë9,440,000 lekë-Çdo vitDrejtoria e Planifikimit Strategjik, Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit Donatorë të ndryshëm (banka, kompani private, bashki të qyteteve të tjera Europiane, komuniteti etj) / Bashkia e Tiranës; Kompanitë që tregëtojnë pemë
Informimi i PublikuTransparenca për Bashkinë e Tiranës Qëllimi i realizimit të këtij botimi nëpërmjet vrojtimit të opinionit të qytetarëve është sigurimi i një informacioni sistematik mbi nevojat, dëshirat dhe kënaqshmërinë e tyre ndaj cilësisë dhe sasisë së shërbimeve që u ofrohen nga Bashkia e Tiranës, si dhe të ndihmojë vendimmarrjen dhe administratën e Bashkisë së Tiranës për të njohur në vazhdimësi performancën e shërbimeve, identifikimin e nevojave për ndërhyrje dhe rekomandimin e zgjidhjeve që çojnë drejt përmirësimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.---Çdo vitDrejtoria e Planifikimit Strategjik; Drejtoria e Marrdhënieve me PublikunBanka Botërore, Friedrih Ebert, OSCE / Bashkia e Tiranës, Qendra Kombëtare për Studime Sociale, IDRA
SocialeFuqizimi i Komuniteteve Vulnerabël në Shqipëri: Mbështetje në zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Përmirësimin e Kushteve të Jetesës së Romëve.Projekti do te kontribuoje ne integrimin social te komuniteteve vulnerabel duke vleresuar diversitetin e tyre. Ai do te ndihmoje direkt komunitetet minoritare me te varfera dhe me te marxhinalizuara ne nivelin lokal, duke lehtesuar aksesin e tyre ndaj sherbimeve sociale (psh., regjistrimi civil), promovuar planifikimin pjesemarres ne komunitetet e marxhinalizuara, zhvilluar infrastrukturen lokale, rritur aftesite e punesimit mes romeve dhe egjiptianeve dhe te punuarit ne partneritet me qeverine dhe shoqerine civile per te zbatuar Strategjine Kombetare mbi Romet. Grupi ne fokus i ketij projekti do te jene romet dhe egjiptianet qe jetojne ne zonat e Fierit, Elbasanit dhe Tiranes115,000 USD115,000 USD-2008-2010Drejtoria e Kujdesit socialUNDP / Terre des Hommes, Sherbimi Ligjor Falas Tirane (TLAS), Fondi i Kordinatorit Resident per Kombet e Bashkuara, Kryqi i Kuq Shqiptar, Kryqi i Kuq Spanjoll, UNFPA, WHO, UNICEF, REC dhe struktura qeveritare (lokale dhe qendrore) qe punojne me komunitete te marxhinalizuara
Planifikimi i Territorit / TurizëmATRIUM (Architecture of Totalitarian Regimes of the XX° Century in Urban Management) Arkitektura e Regjimeve Totalitare të Shekullit XX në Menaxhimin Urban Qëllimi i projektit  është të përcaktohet dhe promovohet një Itinerar Kulturor (Cultural Route) mbi arkitekturat e regjimeve totalitare të shekullit të 20-të  si mjet për shfrytëzimin e tyre. 52,429.98 Euro 52,429.98 Euro -2011-2013Drejtoria e promovimit te Qytetit, Drejtoria e Planifikimit Urban, Drejtoria e Financë AdministratesKomisioni Evropian (South East Program) / Projekti po zbatohet në bashkëpunim me 16 partnerë nga vendet e Europës Juglindore (Itali, Bullgari, Rumani, Slloveni, Hungari, Sllovaki, Greqi, Kroaci, Serbi).
InfrastrukturëRehabilitimi urban i bllokut të banimit në rr. "Mine Peza"Projekti synon rehabilitimin e rrugëve, fasadave dhe hapësirave të gjelbra të këtij blloku banimi.472,932 Euro249,911 Euro223,021 Euro 2010-2012Drejtoria e Planifikimit të Territorit; Drejtoria e Menaxhimit të Shërbimeve të InfrastrukturësBashkia e Barcelonës / Bashkia e Tiranës; Bashkia e Barcelonës
InfrastrukturëRikualifikimi urban i sheshit "Mustafa Qemal Ataturk"Projekti konsiston në: rehabilitimin e fasadave të ndërtesave rreth sheshit; shtimin e gjelbërimit dhe integrimi i tij elementët strukturalë të fasadave;  shtimin e elementëve të ndriçimit publik dha pajisjen e hapësirës së tij me elementë shërbimi urban; krijimin e elementëve të komoditetit për këmbësorët gjatë lëvizjes së tyre brenda dhe jashtë hapësirës së sheshit.135,000 Euro135,000 Euro-2010-2011Drejtoria e Menaxhimit të Shërbimeve të InfrastrukturësGrupi Calik Holding (Albtelekom, BKT, Eagle Mobile)
Zhvillim EkonomikStrategjia për Zhvillimin e Qyteit të TiranësObjektivat e këtij projektit janë:   Menaxhimi i rritjes urbane në Tiranën metropolitane;   Zhvillimi i strategjisë së Zhvillimit ekonomik nga ajo afatmesme në afatgjatë, forcimi dhe menaxhimi i financave të Bashkisë dhe përmirësimi i cilësisë së jetës dhe shërbimeve që Bashkia iu ofron qytetarëve si dhe Zhvillimi i një strategjie të përmirësuar të integruar për zonat informale375,000 USD325,000 USD50,000 USD2010-2012Njësia e Menaxhimit të ProjekteveCities Alliance; GTZ
SocialePaketa asistencë në fushën e Strehimit SocialQëllimi i këtij projekti është krijimi i një sistemi menaxhimi për qiratë e strehimit social në Tiranë, bazuar në kapacitetet e Bashkisë Tiranë dhe mundësitë e përcaktuara në legjislacionin aktual. 80,000 USD80,000 USD-2010-2011Drejtoria e Kujdesit Social, Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit SocialUNICEF / Bashkia e Tiranës; UNICEF; Shoqata Misionarët e të Drejtave Sociale
SocialePaketa asistencë në fushën e shërbimeve socialeKjo iniciativë është  ndërmarrë nga Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me UNICEF me synim institucionalizimin dhe rritjen e efektivitetit të shpërndarjes së shërbimeve shoqërore për individë dhe grupe në nevojë. Qëllimi i këtij bashkëpunimi është të kontribuojë në zbatimin e strategjisë së shërbimeve sociale nëpërmjet ngritjes së strukturave institucionale në nivel vendor, të afta të koordinojnë dhe harmonizojnë shpërndarjen e shërbimeve shoqërore për individë dhe grupe në nevojë.80,000 USD80,000 USD-2010-2011Drejtoria e Kujdesit Social, Drejtoria e Menaxhimit të Strehimit dhe Shërbimit SocialUNICEF / Bashkia e Tiranës; UNICEF; Shoqata Misionarët e të Drejtave Sociale
SocialePajisja e Biblotekës pranë Banesave Sociale Projekti është iniciuar në vazhdimësi të projektit të banesave sociale të ndërtuara në zonën e ish Fonder Mekut për familjet dhe personat në nevojë. Projekti do të mundësojë mobilimin me pajisje dhe libra të bibliotekës së ngritur në bllokun e banesave sociale.1,435,000 Lekë1,435,000 Lekë-2011Njësia e Menaxhimit të ProjekteveUNICEF / UNICEF; Shoqata Fëmijët e Botës dhe të Shqipërisë
SocialeRikualifikimi i fushave sportive të shkollës "Aleks Buda"Projekti  do të mundësojë rikonstruksionin e fushave të basketbollit të cilat do të jenë te përshtatshme dhe për aktivitete të tjera sportive me qëllim rivitalizmin e jetës sportive të nxënësve të shkollës " Aleks Buda" 1,180,800 Lekë1,180,800 Lekë-2011-2012Drejtoria nr. e Punëtorëve të QytetitAMC / Bashkia e Tiranës; Drejtoria e Shkollës "Aleks Buda"