Kalaja e Prezës

Ndërtuar mbi një shkëmb, i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë. Edhe kjo kala falë arkitekturës së saj, shtrirjes, historisë, pamjes mbresëlënëse të zonës përreth dhe gatimeve tradicionale, përbën një destinacion të rëndësishëm turistik duke tërhequr një numër të konsiderueshëm vizitorësh pothuajse gjatë gjithë vitit.

< Kthehu