Mozaiku i Tiranës

Ndodhet në rrugën “Naim Frashëri”, i cili është monumenti më i vjetër në Tiranë. Studiuesit mendojnë se kemi të bëjmë me një vilë të periudhës romake të shekullit III pas Kr, ku dyshemeja e ambienteve kryesore është e zbukuruar me mozaikë. Më vonë objekti adaptohet dhe përdoret si kishë paleokristiane duke filluar nga mesi i shekullit IV e në vazhdim.

Mozaikët përmbajnë kryesisht motive gjeometrike, por edhe motive tipike të krishterimit të hershëm. Vila rustica e kisha paleokristiane njihen ndryshe si Mozaiku i Tiranës, që janë një shembull shumë domethënës i lashtësisë së këtij territori.

< Kthehu