Si do të jetë Tirana nesër
Strategji dhe Prioritete të Planit Rregullues të Tiranës:
1. Tirana Policentrike – Tirana me më shumë qendra, të cilat ofrojnë shumëllojshmëri të shërbimeve, të ngjashme me qendrën e tanishme të Tiranës.
2. Tirana e Gjelbër – Tirana me më shumë gjelbërim dhe më shumë në lidhje me gjelbërimin rreth saj, me Dajtin, Kodrat e Farkës, Liqenin e Paskuqanit, Kodrat e Bërxullit. Plani i Përgjithshëm Rregullues i Tiranës parashikon krijimin e parqeve të përbashkëta rajonale mes Tiranës dhe komunave përreth.
3. Unazat e Tiranës - Tirana do të ketë një sistem rrugor unazor, ku përveç unazës ekzistuese do të ndërtohen, edhe katër unaza të tjera. Këto do të ndihmojnë ndjeshëm në lehtësimin e trafikut brenda Tiranës dhe trafikut që lidh Tiranën me zonën metropolitane.
- Vleresimi Strategjik Mjedisor i Planit Rregullues te Tiranes, Shtator 2012
- Politika e zhvillimit te territorit te Bashkise Tirane
- Hartat e Planit te Pergjithshem Vendor
- Rregullore e Planit te Pergjthshem te Bashkise Tirane



