Si të fillosh një biznes

Regjistrimi i një Biznesi (për më shumë kliko linkun  www.qkr.gov.al)

 Aplikimi për regjistrimin fillestar mund të bëhet në sportelet e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR) në Tiranë, ose në sportelet e shërbimit, të vendosura në bashki. Lista e bashkive dhe e vendndodhjeve të tyre është e publikuar në faqen zyrtare të internetit të QKR-së.

Një aplikim mund të bëhet në një nga sportelet e shërbimit të QKR-së, pavarësisht nga selia apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin.

Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?

Si të regjistrohet një biznes në qendrën kombëtare të regjistrimit (QKR)?

 Aplikimi për regjistrimin fillestar mund të bëhet në sportelet e QKR-së në Tiranë ose në sportelet e shërbimit, të vendosura në bashki. Lista e bashkive dhe e vendndodhjeve të tyre është e publikuar në këtë faqe zyrtare të internetit të QKR-së. Këtë listë mund ta shikoni duke  klikuar këtu.

Një aplikim mund të bëhet në një sportel shërbimi të QKR-së, pavarësisht nga selia, apo vendi i ushtrimit të veprimtarisë së subjektit që kërkon regjistrimin.

Çfarë duhet për regjistrimin fillestar?

I. Formulari i aplikimit

Për të filluar një regjistrim, një aplikanti i duhet të plotësojë formularin e aplikimit. Përpara se të plotësohet formulari i aplikimit, aplikanti duhet të dijë informacionin e mëposhtëm:

  1. Formulari i aplikimit është specifik për lloje të ndryshme entitetesh që aplikojnë (persona fizikë që bëjnë biznes apo kompani). Prandaj, aplikanti duhet të sigurohet që ai/ajo e di, nëse aplikimi do të jetë për një person fizik, i cili do regjistrohet për të kryer biznes, apo për një kompani, si dhe llojin e kompanisë. Informacion mbi kërkesat ligjore të shoqërive me përgjegjësi të kufizuara, shoqërive anonime dhe shoqërive të tjera, gjendet në ligjin "Mbi shoqëritë tregtare" nr. 7638, datë 19.11.1992. Ky ligj mund të shkarkohet nga faqja zyrtare e internetit të QKR-së  në këtë adresë.
  2. Formularët e aplikimit mund të merren në dy mënyra: a) pranë çdo sporteli të QKR-së; ose b) mund të shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit të QKR-së. Ju mund të arrini tek direktoria e formularëve duke klikuar këtu.
  3. Të gjithë formularët e aplikimit janë të pajisur me udhëzime për plotësimin e tyre. Këto udhëzime  mund të gjenden në çdo sportel të QKR-së, ose mund të shkarkohen nga kjo faqe zyrtare e internetit të QKR-së. Ju mund të arrini tek direktoria e udhëzimeve  duke klikuar këtu.
  4. Aplikuesi mund të plotësojë formularin e aplikimit ose a) duke e shkarkuar, plotësuar atë elektronikisht dhe duke e printuar; ose b) në çdo sportel shërbimi të QKR-së me ndihmën e nëpunësit të sportelit; ose c) nëpërmjet internetit duke përdorur funksionin e QKR-së "Aplikoni On-Line".
  5. Çdo nëpunës sporteli është i gatshëm të ndihmojë aplikuesin të plotësojë të gjitha rubrikat e detyrueshme të formularit të aplikimit.

II. Dorëzimi i aplikimit për regjistrim në QKR

  1. Pasi formulari i aplikimit plotësohet, aplikuesi (ose përfaqësuesi i autorizuar për regjistrim) paraqet formularin e aplikimit personalisht, në çdo sportel shërbimi të QKR-së, së bashku me dokumente të tjera shoqëruese, të duhura.
  2. Aplikanti ose personi i autorizuar, identifikohet tek sporteli i QKR-së nëpërmjet një dokumenti origjinal identifikimi, si dhe (për përfaqësuesin e autorizuar) nëpërmjet një autorizimi të noterizuar, për përfaqësimin e aplikuesit për qëllim regjistrimi.
  3. Nëpunësi i sportelit verifikon që aplikimi dhe dokumentet shoqëruese janë të plota dhe të pranueshme nga QKR. Nëse aplikimi është i paplotë, ose i pasaktë, nëpunësi i sportelit do të ndihmojë në plotësimin e formularit së bashku me aplikuesin dhe do të printojë formularin e plotësuar.
  4. Kur pranon një formular aplikimi të plotësuar, nëpunësi i sportelit vepron si më poshtë:
    1. Merr pagesën për aplikim nga aplikanti (përfaqësuesi).

    2. Kërkon që aplikanti ose përfaqësuesi të firmosë formularin e aplikimit në çdo faqe, në praninë e nëpunësit. Nëpunësi i sportelit, pasi plotëson rubrikën e formularit të rezervuar për përdorim zyrtar, gjithashtu e nënshkruan formularin në çdo faqe.

    3. Mban formularin e nënshkruar.

    4. Bën një kopje të dokumentit të identifikimit të aplikuesit, ose përfaqësuesit, duke ia kthyer dokumentin origjinal të identifikimit menjëherë aplikuesit, ose përfaqësuesit.

    5. Merr dhe mban të gjitha dokumentet shoqëruese, të cilave më vonë u merret imazhi elektronik nga nëpunësit e sportelit. Më pas, këto dokumente i kthehen aplikuesit (përfaqësuesit).Pasi janë kryer të gjithë hapat e sipërpërmendur në pikën II 4, nëpunësi i sportelit të QKR-së i jep aplikuesit një konfirmim për aplikimin e bërë, i cili lëshohet nga sistemi elektronik i QKR-së dhe ka një numër unik dosje. Ky konfirmim nënshkruhet nga të dy, aplikanti dhe nëpunësi i sportelit. Aplikanti mund të përdorë këtë numër unik dosje, për të ndjekur statusin e procesit të regjistrimit në çdo kohë nëpërmjet kësaj faqeje zyrtare të internetit të QKR-së, duke klikuar te Kontrollo Statusin e Aplikimit Tim.

III. Lista e dokumenteve shoqëruese

Përveç formularit të aplikimit të plotësuar, aplikuesi duhet të paraqesë dhe dokumentacionin shoqërues përkatës si më poshtë:

  1. Dokument origjinal identifikimi (çertifikatë me fotografi, pasaportë, letërnjoftim) të cilin nëpunësi i sportelit do ta verifikojë, kopjojë dhe skanojë dhe në përfundim do t'ia kthejë aplikuesit (përfaqësuesit). Aplikanti nuk duhet të largohet nga sporteli i shërbimit pa marrë me vete dokumentin e tij të identifikimit.
  2. Dokumente të tjera shoqëruese. Lista e dokumenteve të kërkuara për regjistrimin fillestar është specifike për forma të ndryshme ligjore biznesesh. Pasi është identifikuar lloji i biznesit që do të regjistrohet, aplikanti mund të gjejë listën e dokumenteve shoqëruese, të bashkëngjitur në formën specifike të aplikimit për regjistrim, e cila mund të merret ose në sportelet e QKR-së ose në faqen zyrtare të internetit të QKR-së, tek direktoria: Si të Regjistrosh një Biznes: Udhëzime dhe Formularë.

IV. Pagesa

Personi që aplikon e kryen pagesën tek sporteli i shërbimit. Tarifat janë të publikuara në faqen zyrtare të internetit të QKR-së. Kliko këtu për listën e tarifave.  Pagesa kryhet në sportelin e QKR-së, në momentin që kjo kërkohet nga nëpunësi i sportelit dhe pasi është caktuar një numër unik nga sistemi elektronik për dosjen. Pagesa bëhet përpara firmosjes përfundimtare të formularit të aplikimit nga nëpunësi dhe aplikuesi.

Çfarë ndodh mbasi aplikuesi largohet nga sporteli? 

Në fund të ditës pasardhëse nga dita e aplikimit në QKR, aplikimi për regjistrim, ose do të jetë pranuar, ose do të jetë refuzuar, ose pezulluar, nëse QKR gjen se informacioni i dhënë është i paplotë, ose jo në përputhje me kërkesat ligjore.

a) Në rast pranimi të regjistrimit.

Pas lëshimit të konfirmimit për aplikim, aplikimi dhe dokumentet shoqëruese shqyrtohen për vendimmarrje nga nëpunësi i autorizuar i QKR-së  (regjistruesi). Nëse pas verifikimeve, nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se aplikimi është në përputhje me kërkesat e ligjit, brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit ai miraton:

  1. kryerjen e regjistrimit;
  2. lëshimin e Numrit Unik të Identifikimit (NUIS), gjithashtu i njohur si NIPT;
  3. vërtetimin e kryerjes së regjistrimit dhe lëshimin e çertifikatave të regjistrimit (në rast kur biznesi regjistrohet). Këto çertifikata (një për çdo vend ku biznesi kryen aktivitet) mund të merren nga aplikuesit (ose person i autorizuar) në çdo sportel shërbimi të QKR-së;
  4. kryerjen e publikimit elektronik të regjistrimit në Buletinin e Njoftimeve Zyrtare të Regjistrimit të QKR-së, e cila mund të shihet në faqen zyrtare të internetit të QKR-së (kliko këtu për të parë direktorinë) ditën pas miratimit të regjistrimit. 

Plotësimi i regjistrimit dhe lëshimi i çertifikatës së regjistrimit, janë evidenca e aplikuesit për regjistrimin e biznesit, për regjistrimin fiskal të biznesit (tatim taksa), për regjistrimin në sigurimet shoqërore, për regjistrimin në sigurimet shëndetësore, si dhe regjistrimin me autoritetet e Inspektoratit të Punës.

b) Në rast pezullimi të regjistrimit.

  1. Nëse pas verifikimeve të formularit të aplikimit dhe të dokumenteve shoqëruese, nëpunësi i autorizuar i QKR-së (i regjistruar) konstaton se aplikimi nuk është në përputhje me kërkesat e ligjit, ai pezullon regjistrimin brenda afatit maksimal prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit.
  2. QKR e njofton aplikuesin për arsyet e pezullimit brenda një dite nga marrja e aplikimit për regjistrim, nëpërmjet një dokumenti të lëshuar nga sistemi i informatizuar në çdo sportel shërbimi të QKR-së. Aplikuesi ka një afat 15 -ditor për plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin. 
  3. Aplikuesi mund të kontrollojë statusin e aplikimit online duke përdorur numrin unik të dosjes që ai ka marrë, pasi ka dorëzuar formularin e aplikimit. Arsyet e pezullimit nuk publikohen në faqen e internetit të QKR-së, por mund të komunikohen në mënyrë elektronike me email për aplikuesit, të cilët kanë përdorur funksionin "Apliko On-Line" ose të cilët, kanë dhënë një adresë emaili në formën e aplikimit. Përndryshe, aplikuesi duhet të paraqitet në sportel për marrjen e dokumentit të sipërpërmendur, i cili jep arsyet për pezullimin e regjistrimit.
  4. Aplikuesi në çdo kohë brenda 15 ditësh, mund të kërkojë në sportel plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin, duke plotësuar formularin përkatës e duke dorëzuar dokumentet shoqëruese të nevojshme.

c) Në rast refuzimi të regjistrimit.

  1. Nëse pas verifikimeve nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) konstaton se të dhënat që kërkohen të regjistrohen, janë të ndryshme nga të dhënat e regjistrueshme sipas dispozitave të ligjit, regjistrimi refuzohet dhe aplikuesi  njoftohet në sportel, me shkrim për shkakun e refuzimit.
  2. Nëpunësi i autorizuar (regjistruesi) refuzon regjistrimin, në rastin kur aplikuesi nuk ka plotësuar ose ndrequr elementet që pengojnë regjistrimin, brenda afatit 15- ditor.
  3. Nëpunësi i autorizuar refuzon regjistrimin edhe në rastin kur aplikimi për plotësimin ose ndreqjen e elementeve që pengojnë regjistrimin, nuk plotëson të gjitha kërkesat e përcaktuara në ligj.

Çështje të tjera të rëndësishme.

Miratimi i heshtur.

1.) Në rastin kur brenda afatit prej 1 (një) dite nga paraqitja e aplikimit për kryerjen e një regjistrimi, QKR nuk ka njoftuar pezullimin e regjistrimit ose refuzimin e tij, atëherë aplikimi për regjistrim presupozohet i pranuar.

2.) Në këtë rast, sistemi i informatizuar i QKR-së jep automatikisht autorizimin për regjistrim. Regjistrimi në Zyrën e Tatim -Taksave dhe njoftimi i bashkive dhe autoriteteve të tjera:

  1. Pas miratimit të regjistrimit të ri, QKR njofton në mënyrë elektronike njëkohësisht Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim -Taksave dhe autoritetin përkatës fiskal bashkiak, për regjistrimin e një subjekti të ri bashkë me NIPT-in e tij për efekte fiskale si dhe transmeton të dhënat e regjistrimit  të aplikuesve te këto autoritete.
  2. Për çdo subjekt të ri, të regjistruar në Regjistrin Tregtar, QKR  njofton gjithashtu, bashkitë e komunave ku këto subjekte kanë selinë apo vendet e ushtrimit të aktivitetit. Njoftohen gjithashtu, për regjistrimin e ri autoritetet e Inspektoratit të Punës, të Sigurimeve Shoqërore dhe të Sigurimeve Shëndetësore.
  3. QKR bën njoftimet e mësipërme në mënyrë elektronike, brenda ditës së punës në të cilën kryhet regjistrimi.
  4. NIPT-i është Numri Unik i Identifikimit për efekt të të gjitha këtyre regjistrimeve.
  5. Pushim i përkohshëm i veprimtarisë ekonomike tregtare

Çdo subjekt, që kryen regjistrimin fillestar, mbart edhe detyrimin të regjistrojë çdo ndryshim në të dhënat e njoftuara dhe në dokumentet shoqëruese, që depozitohen në regjistër, sipas seksionit III.Gjithashtu në rast të pushimit të përkohshëm të veprimtarisë tregtare çdo subjekt duhet te plotësoje dhe dorëzoj ne sportelet e QKR edhe formularin përkatës për pushim të përkohshëm të veprimtarisë.Koha e shpenzuar nga subjekti  për hapat e sipër përmendura llogaritet mesatarisht në 20 minuta

  1. Regjistrimi në Zyrën e Tatim -Taksave dhe njoftimi i bashkive dhe autoriteteve të tjera:
  2. Pas miratimit të regjistrimit të ri, QKR njofton në mënyrë elektronike njëkohësisht Drejtorinë e Përgjithshme të Tatim -Taksave dhe autoritetin përkatës fiskal bashkiak, për regjistrimin e një subjekti të ri bashkë me NIPT-in e tij për efekte fiskale si dhe transmeton të dhënat e regjistrimit  të aplikuesve te këto autoritete.
  3. Për çdo subjekt të ri, të regjistruar në Regjistrin Tregtar, QKR  njofton gjithashtu, bashkitë dhe komunat ku këto subjekte kanë selinë apo vendet e ushtrimit të aktivitetit. Njoftohen gjithashtu, për regjistrimin e ri autoritetet e Inspektoratit të Punës, të Sigurimeve Shoqërore dhe të Sigurimeve Shëndetësore.
  4. QKR bën njoftimet e mësipërme në mënyrë elektronike, një ditë pasi aplikohet për regjistrim.Koha e harxhuar nga subjekti: 0 minuta
  5. NIPT-i është Numri Unik i Identifikimit për efekt të të gjitha këtyre regjistrimeve.
  6. Pranë QKR-së Koha e harxhuar mesatarisht: 20 minuta

Drejtoria e Tatim Taksave:

(Biznesi i Madh dhe kategoria VIP)Njoftohet nga QKR 24 orë pas kryerjes së regjistrimit të një biznesi që i përket kategorive të sipër përmendura. Të gjitha operacionet kryhen online dhe mund të përmendim:

  • Shkarkim deklaratash tatimore
  • Shkarkim deklaratash TVSH
  • Shkarkim deklaratash Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore
  • Shkarkim deklaratash TAP (taksa e sheshtë)
  • Modele te ndryshme tatimore
  • Verifkim online ne çdo moment të statusit të subjektit

Pagesat bëhen në filialet e Postës Shqiptare ose në Banka të ndryshme. (koha e shpenzuar mesatarisht 20 minuta)

Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (Biznesi i Vogël dhe i Mesëm)       (Bashkia Tiranë)

Njoftohet nga QKR 24 orë pas kryerjes së regjistrimit të një biznesi që i përket kategorive të sipër përmendura. Nëpërmjet një kontrate të lidhur nga Bashkia Tiranë dhe Posta Shqiptare të gjitha njoftimet mbi Detyrimet Tatimore dhe Shoqërore dhe Shëndetësore (biznesi i vogël dhe i mesëm), gjobat dhe të gjitha detyrimet dhe taksat që duhet të paguajë kjo kategori biznesi bëhen nga Posta Shqiptare për çdo subjekt të regjistruar, me kadencë tremujore. Pagesat bëhen në filialet e Postës Shqiptare ose në Banka të ndryshme. (koha e shpenzuar mesatarisht 20 minuta)Çdo tre muaj të gjitha kategoritë e bizneseve duhet të firmosin pranë Drejtorisë Tatim Taksave listë pagesat e tatimeve dhe të Sigurimeve Shoqërore. Një herë në vit (brenda 31 Marsit) bëhen dhe dorëzimet e bilanceve të bizneseve të vogla dhe të mesme për sa i përket pagesës së taksës së sheshtë.Koha e shpenzuar nga subjekti llogaritet mesatarisht në 30 minuta. Regjistrimi pranë Drejtorisë Rajonale të Punësimit

  • Paraqitet regjistrimi  i QKR-se për bizneset, ose Vendim gjykate ne rast OJF dhe deklarohen numri i personave të punësuar.
  • Pajisen me një karton të verdhë, duke paguar 1000 leke te reja tek Raiffeisen Bank
  • Çdo tre muaj paraqitet borderoja, dhe një kopje e firmosur dhe vulosur mbahet nga subjekti. 

Koha mesatare e harxhuar nga subjekti llogaritet rreth 1 orë e 30 minuta. Nivelet e taksave Vendore në Bashkinë e Tiranës – DPTT. Struktura e ngarkuar për vjeljen e taksës vendore mbi biznesin e vogël është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, pranë Bashkisë Tiranë. Mbyllja e një Biznesi  Ligji Nr. Nr. 9920, datë 19.5.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë” parashikon që administrata tatimore kërkon në gjykatë fillimin e procedurës së falimentimit për tatimpaguesit, shoqëri tregtare, në rastet e mëposhtme:

  1. 2 vjet pas kalimit në statusin pasiv nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
  2. detyrimi tatimor i të cilëve është deklaruar i pa mbledhshëm;
  3. që deklarojnë rezultat me humbje të kapitaleve të veta për të paktën 3 vite rresht;
  4. nuk kanë kryer veprimtari tregtare për një periudhë prej të paktën 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji;
  5. kanë detyrime të pashlyera ndaj administratës tatimore prej të paktën 2 vitesh nga data e hyrjes në fuqi e këtij ligji. Tatimpaguesit, shoqëri tregtare, për të cilat administrata tatimore ka kërkuar fillimin e procedurave të falimentimit, publikohen në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.
  6. Pra, për mbylljen e një biznesi nga ana e subjekteve, nuk mjafton vetëm mbyllja fizike e këtij të fundit, por duhet bërë dhe kërkesa për çregjistrim pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), e cila njofton organet tatimore që të bëjnë verifikimet e duhura. Subjektet e regjistruara pranë QKR-së çregjistrohen pasi të kenë paguar të gjitha detyrimet tatimore të papaguara.