Monumentet Kulturore

  • blog

    Galeria e Arteve

    Ndodhet në Bulevardin.”Dëshmorët e Kombit”. Ajo është qendra e aktiviteteve lokale dhe kombëtare të eventeve të artit figurativ. U inaugurua në 29.11.1974.

    më shumë
  • blog

    Pallati i Kongreseve

    Godina u ndërtua gjatë periudhës së diktaturës komuniste. Ajo sot përbën një shembull tipik të arkitekturës shqiptare të viteve 1980-të nën sistemin komunist. Roli i saj është kompleks, kryesisht kulturor.

    më shumë
  • blog

    Monumenti Nënë Shqipëri

    Vepër e autorëve Kristaq Rama, Muntaz Dhrami, Shaban Hadëri, me lartësi prej 12 m. Ndodhet në Varrezat e Dëshmorëve. Ndërtuar në vitin 1971 për nder të dëshmorëve të rënë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

    më shumë
  • blog

    Ura e Brarit

    Është një ndër urat e periudhës osmane pak kilometra larg Tiranës. Ndodhet nën rrugën automobilistike që lidh Tiranën me Zall-Bastarin, dikur kjo luginë lidhte Tiranën me Dibrën e Madhe. Ky monument përbën gjithashtu një destinacion potencial turistik falë arkitekturës dhe pozicionimit të saj.

    më shumë
  • blog

    Kalaja e Ndroqit

    Vendosur mbi një kodër që ka formë piramidale, e cila në përbërje të saj ka shpate të pjerrëta dhe tarraca të shumta. Pikërisht midis këtyre kodrave kalojnë dy rrugë të shtruara me kalldrëm që të çojnë për në kala. Pjesa e sipërme e kodrës, pikërisht atje ku është e vendosur edhe kalaja, ka formën e...

    më shumë
  • blog

    Kalaja e Prezës

    Ndërtuar mbi një shkëmb, i cili zgjatet duke u ulur në drejtim të veri-jugut. Ana lindore e kalasë është e mbrojtur nga vetë terreni, kurse ana perëndimore përbën një territor të sheshtë, prandaj dhe fortifikimi është përqendruar pikërisht në këtë pjesë. Edhe kjo kala falë arkitekturës së saj,...

    më shumë
  • blog

    Qyteti antik i Persqopit

    Ndodhet në jug të Tiranës pranë kalasë së Petrelës, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës, ku ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të...

    më shumë
  • blog

    Kalaja e Petrelës

    Ndërtuar mbi një kodër shkëmbore që ndodhet në juglindje të qytetit. Falë infrastrukturës së përshtatshme, arkitekturës e historisë së saj, pamjes mbresëlënëse të zonës përreth dhe gatimeve tradicionale, ajo përbën një destinacion të rëndësishëm turistik duke tërhequr një numër të konsiderueshëm...

    më shumë
  • blog

    Ish - vila e Enver Hoxhës

    Vila është një ndërtim i periudhës së komunizmit me një arkitekturë, e cila imiton në një pjesë të saj deri diku arkitekturën e viteve 1930-të, kurse pjesa tjetër është një ndërtim i rëndë betoni i veshur me pllaka të bardha guri.

    më shumë
  • blog

    Banesa e Shijakasve

    Shumica nga këto ndërtime i përkasin shek. XVIII dhe fillimit të shek. XIX. Banesa rrethohet me mure qerpiçi, në të cilat hyhet nëpërmjet portave të mëdha dykanatëshe, pothuaj gjithmonë mbuluar me çati të thjeshtë. Kjo banesë tipike tiranase e shek XIX është shembulli tipik i ndërtimeve të këtij lloji në...

    më shumë