Përditësime dhe udhëzime rreth Coronavirus

COVID-19


  • Na Kontaktoni
  • Politikat e Privatesise
  • EN
  • |
  • AL
Menu
Bashkia e Tiranës logo Bashkia e Tiranës logo
12 ℃

25 janar 2021

0800 0888 Numër falas
Njësitë
Administrative
Tirana map
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Kultura dhe Eventet
  • Turizëm
  • Ekonomi dhe Biznes
  • Zëri yt Merrni pjesë
Njësitë
Administrative
Tirana map
Menu Close
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Kultura dhe Eventet
  • Turizëm
  • Ekonomi dhe Biznes
  • Zëri yt
  • Harta
  • Aplikime dhe Info të tjera
    • Tirana Shërbime
    • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
    • Rezervim takimi Online
    • Aplikacione për qytetarin
  • Legjislacioni dhe Administrata
    • Kryetari i Bashkisë
    • Nënkryetarët
    • Këshilli Bashkiak
    • Legjislacion
    • Urdhëresa të kryetarit
    • Vendime
    • Organigrama
  • One Stop Shop
    • Detajet e aplikimit
    • Aplikimet e një individi
    • Aplikimet e një subjekti ekonomik
  • Aktivitete dhe Publikime
    • Lajme
    • Aktivitete
    • Foto Galeri
    • Publikime
    • Njoftime për shtyp
  • Edukimi
    • Çerdhe
    • Kopshte
    • Shkolla
  • Karriera dhe Vende pune
    • Vende Pune
    • Praktikë në Bashkinë Tiranë në Kuadër të 100 vjetorit të Tiranës
    • PROJEKTI “APPS CHALLENGE – TIRANA”
    • Fillo me një Ide- Fito një internship
    • Praktika në Bashki
    • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës 2020
  • Kultura dhe Eventet
    • Prioritete
    • Plani Vjetor i Aktiviteteve
    • Plani i Aktiviteteve - Tirana 100
    • Thirrje për aplikime
    • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
    • Aktivitete me foto dhe video
    • Projekte të huaja
  • Historiku i Tiranës
    • Tirana - Pak histori
    • Trashëgimia dhe Arkitektura
  • Planifiko udhëtimin tënd
    • Si të vish në Tiranë
    • 1,2,3 ditë në Tiranë
    • Guida dhe Itinerare
    • Harta e qytetit
  • Zbulo Tiranën
    • Atraksionet në Tiranë
    • Muze
    • Galeri
    • Teatro dhe Kinema
    • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
    • Rrethinat e Tiranës
  • Agrobiznes
    • Agroturizëm
    • Restorante tradicionale
    • Punishte dhe artizane
  • Ha, Pi, Bli
    • Akomodim
    • Restorante
    • Bare
    • Jeta e natës
    • Zona shopping
  • Aeroporte & Transport
    • Aeroporte
    • Linjat Urbane
    • Terminale
    • Trafiku
    • Stacionet Ecovolis
  • Kontakte dhe shërbime
    • Emergjenca dhe Spitale
    • Info Point
    • ATM
    • Zyra Postare
    • Biblioteka
    • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
    • Kontakto
  • Biznesi
    • Investo në Tiranë
    • Udhëzues për Start Ups
    • Situata aktuale në Tiranën Urbane
    • Suport dhe këshilla
  • Taksimi
    • Llogarit detyrimet lokale
  • Mundësi Financimi
    • Grante
    • Kredi të buta
    • Ekosistemi i Start UP-ve
  • Projekte
    • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Transparencat
    • Buxheti
    • Open Data
    • KET
    • Programi i transparencës
    • Konsultimi Publik
  • Zëri yt
    • Forum
    • Planifikim dhe Zhvillim Territori
    • Rinia
    • Anketime
    • Financim Projektesh
    • Rrjeti i Vullnetarëve
    • Këndi i BE
  • Harta
    • Bare
    • Restorante
    • Turizëm
    • Kulturë
    • Transporti
    • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128

Urgjenca - 127

Policia - 129

  • Administrata dhe Qytetarët
    • Aplikime dhe Info të tjera
      • Tirana Shërbime
      • Institucionet e varësisë dhe Agjencitë
      • Rezervim takimi Online
      • Aplikacione për qytetarin
    • Legjislacioni dhe Administrata
      • Kryetari i Bashkisë
      • Nënkryetarët
      • Këshilli Bashkiak
      • Legjislacion
      • Urdhëresa të kryetarit
      • Vendime
      • Organigrama
    • One Stop Shop
      • Detajet e aplikimit
      • Aplikimet e një individi
      • Aplikimet e një subjekti ekonomik
    • Aktivitete dhe Publikime
      • Lajme
      • Aktivitete
      • Foto Galeri
      • Publikime
      • Njoftime për shtyp
    • Edukimi
      • Çerdhe
      • Kopshte
      • Shkolla
    • Karriera dhe Vende pune
      • Vende Pune
      • Praktikë në Bashkinë Tiranë në Kuadër të 100 vjetorit të Tiranës
      • PROJEKTI “APPS CHALLENGE – TIRANA”
      • Fillo me një Ide- Fito një internship
      • Praktika në Bashki
      • Programi Kombëtar i Praktikave të Punës 2020
  • Kultura dhe Eventet
    • Kultura dhe Eventet
      • Prioritete
      • Plani Vjetor i Aktiviteteve
      • Plani i Aktiviteteve - Tirana 100
      • Thirrje për aplikime
      • Propozime për emërtime të pjesëve të territorit publik
      • Aktivitete me foto dhe video
      • Projekte të huaja
  • Turizëm
    • Historiku i Tiranës
      • Tirana - Pak histori
      • Trashëgimia dhe Arkitektura
    • Planifiko udhëtimin tënd
      • Si të vish në Tiranë
      • 1,2,3 ditë në Tiranë
      • Guida dhe Itinerare
      • Harta e qytetit
    • Zbulo Tiranën
      • Atraksionet në Tiranë
      • Muze
      • Galeri
      • Teatro dhe Kinema
      • Objekte religjoze (Harmoni religjoze)
      • Rrethinat e Tiranës
    • Agrobiznes
      • Agroturizëm
      • Restorante tradicionale
      • Punishte dhe artizane
    • Ha, Pi, Bli
      • Akomodim
      • Restorante
      • Bare
      • Jeta e natës
      • Zona shopping
    • Aeroporte & Transport
      • Aeroporte
      • Linjat Urbane
      • Terminale
      • Trafiku
      • Stacionet Ecovolis
    • Kontakte dhe shërbime
      • Emergjenca dhe Spitale
      • Info Point
      • ATM
      • Zyra Postare
      • Biblioteka
      • Udhërrëfyesit dhe Operatorët turistikë
      • Kontakto
  • Ekonomi dhe Biznes
    • Biznesi
      • Investo në Tiranë
      • Udhëzues për Start Ups
      • Situata aktuale në Tiranën Urbane
      • Suport dhe këshilla
    • Taksimi
      • Llogarit detyrimet lokale
    • Mundësi Financimi
      • Grante
      • Kredi të buta
      • Ekosistemi i Start UP-ve
    • Projekte
      • Shtrati i Lumit Lana- Zhvillim Urban
  • Zëri yt
    • Transparencat
      • Buxheti
      • Open Data
      • KET
      • Programi i transparencës
      • Konsultimi Publik
    • Zëri yt
      • Forum
      • Planifikim dhe Zhvillim Territori
      • Rinia
      • Anketime
      • Financim Projektesh
      • Rrjeti i Vullnetarëve
      • Këndi i BE
  • Harta
    • Harta
      • Bare
      • Restorante
      • Turizëm
      • Kulturë
      • Transporti
      • Zyrat e administratës

Numrat e emergjencës

Zjarrfikësit - 128
Urgjenca - 127
Policia - 129

Festa e Pavarësisë, Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: “Sot e përgjithmonë, të jemitë bashkuar; kemi ende shumë punë të mira përpara”

  • Kreu
  • Administrata dhe Qytetarët
  • Aktivitete dhe Publikime
  • Lajme
  • Festa e Pavarësisë, Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: “Sot e përgjithmonë, të jemitë bashkuar; kemi ende shumë punë të mira përpara”
Festa e Pavarësisë, Veliaj letër qytetarëve të Tiranës: “Sot e përgjithmonë, të jemitë bashkuar; kemi ende shumë punë të mira përpara”

    Erion Veliaj - Youtube

    Twitter


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    “Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime...”, e nis letrën e tij, drejtuar qytetarëve të Tiranës, për festat e Nëntorit, kryebashkiaku Erion Veliaj. Në pamundësi për t’i ftuar në sheshin “Skënderbej”, për shkak se masat kundër pandemisë nuk lejojnë grumbullime njerëzish, Veliaj ka zgjedhur t’i urojë të gjithë qytetarët e Tiranës përmes një letre të personalizuar, shoqëruar edhe me një flamur për t’u vendosur në dritaret e gjithsecilit.
     
    “Po vij unë te ju - shkruan ai - te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit... Ka vetëm shqiptarë, me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR”.
     
    Ai nënvizon se pavarësisht sfidës së pandemisë që ka përfshirë botën, flamuri kuq e zi na mëson të qëndrojmë të bashkuar dhe të ecim përpara me transformimin e Tiranës.
     
    “Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e Pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme, që vijoi me një s­fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin. Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sado që është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por, jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim. Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës”, thekson Veliaj.
     
    Në letër ai vë në dukje se në Tiranë është bërë shumë punë, por ka ende shumë punë të tjera janë përpara. Ndërkaq, nesër Bashkia e Tiranës ka përgatitur një ceremoni zyrtare për festën e 28 Nëntorit, si dhe ngritjen e Flamurit Kombëtar në sheshin “Skënderbej”, e cila do të transmetohet në rrjetet sociale.
     
    Letra e plotë e kryetarit Veliaj:
     
    I dashur bashkëqytetar i Tiranës,
     
    Sot, e mira do të qe të ishim në shesh, duke festuar me muzikë, brohoritje, fishekzjarre, trokitje gotash e sidomos përqafime. Por s’bën. Atëherë, po vij unë te ju, te gjithsecili, bashkë me këtë flamur dhuratë. Se duhet të festojmë tek e fundit, se kemi nevojë të festojmë. Sot, akoma më shumë. Është festa e shqiptarëve, ndoshta nga të rrallat çaste kur ndarja nuk ekziston; s’ka të majtë e të djathtë, s’ka toskë e gegë, s’ka të vegjël e të rritur, s’ka këndej e andej kufirit... Ka vetëm shqiptarë me një datë si shenjë të qartë identifikuese: 28 NËNTOR!
     
    Në këtë 28 Nëntor, ju them me zemër se sado e pazakontë është koha që po kalojmë, ia vlen të mendosh dritën që sjell gjithnjë mëngjesi pas natës së errët. E në pamundësi për t'u përqafuar në shesh, po trokas në derën tuaj, se si thotë i moçmi: kur ndahet me të tjerë gëzimi shumëzohet e hallet pjesëtohen. E këto halle që po mbajmë e kanë të rëndë peshën nëse jemi vetëm.
     
    Një vit më parë, na u desh ta anulonim festën e pavarësisë. E patëm përgatitur, por fataliteti i tërmetit na dha një goditje të paimagjinueshme që vijoi me një s­fidë akoma më të madhe pas saj, shpëtimin e jetëve dhe rindërtimin
     
    Në këtë 28 Nëntor, sërish nuk ka festë. S’mblidhemi dot në shesh për të kujtuar themeluesit e shtetit tonë, gjithnjë në përpjekje për ta shpëtuar Shqipërinë e shqiptarët nga shpërbërja a humbja. S’mblidhemi dot, sadoqë është një ditë themelore për ekzistencën tonë. Por jeta kështu është: Fati dhe ne, përballë, në dyluftim.
     
    Ndaj, sot e përgjithmonë, të jemi të bashkuar, sepse e di që një shqiptar mund të bëjë shumë për veten e tij, por kur bëhen dy, ashtu si shqiponja jonë me dy koka në flamur, mund të bëjnë edhe më shumë për Shqipërinë. Mjafton ta shihni çdo ditë për një minutë si valëvitet ky flamur, që të vijojë të na mësojë bashkimin e si të ecim përpara në transformimin e Tiranës.
     
    Ne as mundemi e as duam t’u shmangemi sfidave. Prej më se një viti punën që kemi pasur dhe bërë, vështirë ta kishim imagjinuar. Shumë punë kemi bërë, shumë kemi përpara, akoma. Se s­fidat maten me aftësinë për të dalë mbi to e për t’i nënshtruar.
     
    Dua t’ju uroj festën të gjithëve, t’ju dhuroj këtë flamur e t'ju ftoj t'i skuqni me flamuj ballkonet tuaja e rrugët e Tiranës!
     
    Gëzuar 28 Nëntorin! Gëzuar Festën e Flamurit! 


    Shpërndaje

    facebook
    twitter
    whatsapp

    Pyetje

    • Na kontaktoni nëpërmjet e-mail ose numrit të telefonit.
    • 0800 0888
    • info@tirana.al
    • Sheshi Skënderbej, Nd. 2, Kodi postar 1001, Tiranë, Shqipëri

    Bashkia e Tiranës

    • Politikat e privatësisë
    • Na Kontaktoni